K. K “Drini” i suksesshëm edhe në “Kupa Pavarësia 2019” në Vlorë
Ditën e diel (10.11.2019) në pallatin e sportit “Flamurtari” në qytetin e Vlorës, u zhvillua turneu i 4 Ndërkombëtar në Karate “Kupa Pavarësia” ku morën pjesë klube nga 5 shtete si Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Greqia dhe klubet nga Shqipëria.
Klubi i Karatesë “Drini” nga Struga u paraqit me 4 sportistë dhe duke u stolisur po me 4 medalje, nga të cilat 2 ari, 1 argjentë dhe 1 të bronztë.
Me medalje ari u stolisën vëlla e motër në diciplinën kumite (luftë sportive) Pasho (2007 / -45kg) dhe Gresa Mustafai (2006 / -47kg).
Ndërsa dy medaljet e tjeta i fituan vëlla e motër, Drini Hajredini (2008 / +45kg) i argjentë dhe Melisa Hajredini (2007 / kata) e bronztë.
Aktiviteti i radhës për klubin tonë është më datë 16/17. 11. 2019, ku ne Shkup do të zhvillohet kampionati shtetëror në karate për Kadet, Junior dhe U21. Njëkohësisht ky kampionat është edhe kriter për Kampionatin Evropian 2020.