Lideri i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami në faqen e tij në facebook, ka njoftuar se një grup të rinjësh nga Komuna e Vrapçshtit ia janë bashkuar familjes së madhe të BESËS, përcjell ALBAZONE MEDIA.
Postimi i plotë i Bilall Kasamit:
Sonte në selinë e Lëvizjes, një grup të rinjësh nga komuna e Vrapçishtit, të cilët kanë qenë pjesë e iniciativave qytetare, vendosën t’i bashkohen familjes së madhe të BESËS. I shoqëruar nga kryetari i Forumit Rinor, Liridon Useini, pritëm këtë grup të mrekullueshëm të rinjësh.
Mirë se erdhët në Forumin Rinor më aktiv dhe më të zëshëm në vend!
#ARDHMËRIA
#RINIABESATARE
#KOHAPËRVEPRIM