Saturday, May 10, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniA do të bashkohet opozita? Afrim Gashi e takoi Albin Kurtin

A do të bashkohet opozita? Afrim Gashi e takoi Albin Kurtin


Sot kryetari i Alternativës, Afrim Gashi, ishte në vizitë zyrtare në selinë e Lëvizjes VETËVENDOSJE në Prishtinë, ku u prit nga kryetari i saj Albin Kurti.

Me këtë rast kryetari Gashi e uroi kryeministrin e ardhshëm të Kosovës për fitoren e zgjedhjeve të 6 tetorit, duke shprehur optimizëm që sa më shpejt të konsolidohen institucionet e Kosovës dhe kjo do të jetë në dobi të qytetarëve të saj.

Albin Kurti, nga ana e tij, e falënderoi Afrim Gashin për vizitën dhe shprehu optimizëm se qeveria e re e Kosovës do të jetë një vlerë e shtuar edhe për komunikimin ndërshtetëror mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, si edhe shqiptarëve në këtë shtet.

Në takim ishin edhe anëtari i Kryesisë Qendrore të Alternativës, Zeqirija Ibrahimi, dhe nënkryetari i Vetëvendosjes, Glauk Konjufca.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments