Friday, May 9, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeQytetiAzdren Memeti, një zë ndryshe në Kuvendin ku u zgjodh Ramiz Merko...

Azdren Memeti, një zë ndryshe në Kuvendin ku u zgjodh Ramiz Merko përsëri kryetar i BDI-së


Nuk ka kaluar pa kundërshtime dhe debate Kuvendi Zgjedhor i BDI-së në Strugë, ku Ramiz Merko u rizgjodh në krye të degës. Debati që pritej të zhvillohej rreth kandidaturës së Merkos, në fakt nuk ndodhi, pasi ky i fundit kishte marrë pëlqimin paraprak të kreut të partisë, Ali Ahmeti. Debati filloi pas propozimit të emrave për kryesinë e degës, ku disa kuvendarë të pranishëm kundërshtuan dhe akuzuan se lista është bërë me porosi dhe pa konsultime me këshillat vendorë. Më i zëshmi ka qënë djali i Sulltan Mehmetit, veprimtarit që u zhduk në vitin 2001 bashkë me shumë veprimtarë të tjerë nga ana e sigurimit shtetëror maqedonas. Asdren Mehmeti kundërshtoi mënyrën se si është përpiluar lista e kryesisë, pa kurrfarë konsultimi me këshillat përkatës. Me mendimin e Mehmetit është pajtuar edhe një kuvendar tjetër, nga këshilli vendor i Veleshtës.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments