Më 12 prill të vitit të ardhshëm do të zhvillohen zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Ky vendim vjen pasi që vendi dështoi të marrë datën për fillimin e negociatave me BE. Në takimin e liderëve u caktua data e zgjedhjeve, pas një kompromisi me partitë politike parlamentare. Por, këto zgjedhje do të organizohen nga një Qeveri teknike, sipas marrëveshjes së Përzhinës të vitit 2015.
Në bazë të kësaj marrëveshje, Qeveria teknike ka mandat 100 ditësh për organizimin e zgjedhjeve, ndërsa kryeministri teknik do të jetë i nominuar nga partia që deri tani ka udhëhequr Qeverinë, gjegjësisht nga LSDM-ja. Një nga emrat që është lakuar për kryeministër teknik është Oliver Spasovski ose një kandidat tjetër nga socialdemokratët. Ndërsa VMRO-DPMNE si partia kryesore opozitare do ti takojë posti i ministrit të brendshëm, ministria e bujqësisë, ministria e punës sociale si dhe poste zv/ministrash. Poste ministrore do të ketë edhe për opozitën shqiptare.