Presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski ka ftuar në takim liderët politik në Maqedoninë e Veriut. Siç mësohet zyrtarisht arsyeja e thirrjes së takimit është dështimi eventual i Republikës së Maqedonisë së Veriut për marrjen e datës. Nga burimet tona mësojmë se në këtë takim është thirrur edhe kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, të cilin këtë informacion e kanë konfirmuar nga kjo parti.
Ende nuk ka informacione se cilët kryetar të partive tjera janë të ftuar nga presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski.