E frikshme/ Vidhen edhe dy shtëpi të tjera në Frëngovë

0
17

Vjedhjet nuk kanë të ndalur në fshatin Frëngovë të Strugës, ku mbrëmë janë vjedhur dy shtëpi duke shkaktuar dëme materiale,informon Struga Ekspres.

Dy shtëpitë e vjedhura janë të mërgimtarëve, mëson Struga Ekspres.

Policia rreth orës 08:00 të ditës së sotme erdhi në vendin e ngjarjes duke hetuar rastin në fjalë.

Banorët e Frëngovës kërkojnë ndihmë nga organet policore duke kërkuar më shumë siguri dhe se patrullimi i policisë në këtë lokalitet të jetë sa më i shpeshtë.

Vjedhjet nëpër fshtatra dhe qytetin e Strugës janë evidente pothuajse çdo javë.(Struga Ekspres)