Monday, November 25, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeOpinionSulejman ef.Rexhepi: Kur askush asgjë askujt nuk i beson

Sulejman ef.Rexhepi: Kur askush asgjë askujt nuk i beson

Kolumnë

Kur askush asgjë askujt nuk i beson

Zhgënjimi është mënyra me të cilën Zoti porosit: “ Kam diçka më të mirë për ty. Bëhu i durueshëm. Jeto. Beso!”(Fjalë e urtë)

Shkruan h. Sulejman ef. Rexhepi

Ne, njerëzit e këtij nënqielli, kemi jetuar kohë të ndryshme, kemi përjetuar ditë zie e vaji, ditë gëzimi e shprese, ditë zhgënjimi dhe ditë kënaqësie, kemi përjetuar ditë, muaj e vite të cilat me gjithë dëshirë do t’I shlyenim nga kujtesa jonë kolektive, por edhe kemi prekur periudha që na janë dukur si kohëra drite e shkëlqimi.
Mirë e keq, më shumë keq se sa mirë, ja ku jemi sot në një kohë të turbulluar në të cilën jemi tëhuajsuar tërësisht e jemi ngujuar brënda istikameve individuale, të mbuluar me vellon e tmershme të mungesës së besimit te njëri tjetri, të sakatosur nga rezervimi i skajshëm ndaj mikut, shokut, kolegut, të kufizuar në komunikimin me fqiun dhe bashkëqytetarin, mosbesues ndaj proceseve e zhvillimeve shoqërore , refuzues ndaj cilësdo ide dhe ironizues ndaj çdo përpjekjes që mund edhe të jetë nismëtare e ndonjë ndryshimi aq të nevojshëm për këtë shoqëri, për këtë shtet, për këto parti, për këtë politikë, për këtë gjyqësi, për këtë arsim, për këtë popull që po mbetet pa rini…
Sot e këtu, në Republikën e Maqedonisë së Veriut, mjerisht, janë përmbysur të gjitha vlerat dhe askush asgjë askujt nuk po i beson. Dhe, kjo po ndodhë në kohën kur shteti duhej të realizojë transformimin nga një situatë e rënduar politike e ekonomike drejtë një spastrimi që do të përfshinte të gjitha sferat e jetesës së njeriut të këtushëm. Ai premtim për transformim, nëse ju kujtohet, nënkuptonte drejtësi për të gjithë, por ja që edhe më tej të gjithë jemi të etur për drejtësi, të gjithë jemi të thyer në shpirt nga fakti se institucioni më i besueshëm u zhyt në pisllëqet e zhvatjes, se gjyqësia po çalon me të dy këmbët, se bombat me të cilat u rënua regjimi i dikurshëm e me të cilat po argëtohemi të gjithë ne me vite, sipas shefit të dikurshëm të shërbimit sekret,mund edhe të kenë qenë të komprometuara dhe të manipuluara…!
Sidoqoftë, një zhgënjim dhe një përgjumje po mbretërojnë me format e tyre më ekstreme duke e sjellur ndërgjegjen tonë në gjendje funksionale që ëshhtë karakteristike për jetën në zonën gri, për jetën në të cilën çdokush ka nga një ose më shumë të vërteta relative që mohojnë të vërtetën absolute që është vetëm Një, që është Zoti dhe Ligji i Tijë. Kjo situatë absurde e zhgënjimit të përgjithshëm dhe mosinteresimit për familjen, miqësinë e dashurinë dhe besimin pastaj vepron në mënyrë zinxhirore duke e goditur vetëdijen tonë e duke shkaktuar krizë shoqërore, sociale, morale, shpirtërore dhe ekonomike. E tërë kjo po bën që kriza e cila ka kapluar Republikën e Maqedonisë së Veriut si shtet i të gjithë neve që po jetojmë këtu të mund të preket me dorë, aq e dukshme është.
Po, ky shtet është shndëruar në një arenë të madhe në të cilën çdokush po e godet çdokend, është bërë një teatër gjykimesh pa përfundim dhe hetimesh gjysmake, është bërë një turlitavë vjedhjesh e veprimesh kriminale që njeriun e rëndomtë e shkelin dhe e fundosin në llumin e krijuar. Por ama, shteti jemi të gjithë ne, nuk janë vetëm politika dhe politikanët sepse ata janë prodhim i yni, nuk kanë rënë nga Marsi. Të koruptuar nuk janë vetëm politikanët, të koruptuarit mund të identifikohen në të gjitha kategoritë shoqërore dhe në të gjitha sferat e jetës
E pranuam ne ose jo, politika që po vendos për fatin dhe për jetën tonë është pasqyrim i yni, andaj nuk është e mundur që të gjitha të këqiat t’ia ngarkojmë politikës dhe të amnestojmë vetvehten. Nëse fillojmë të ndryshojmë ne, jam i bindur se do të fillojë të ndryshojë edhe politika dhe do lirohet nga kthetrat e korupcionit, gjyqësia dhe gjyqtarët do bëjnë punën e vetë, shëndetësia do shëndoshet nga sëmundjet që po e përcjellin, arsimi nuk do prodhojë analfabetë me diploma dhe do e mbyllë aksham pazarin që shet tituj shkencorë, ekonomia do fillojë të ec shtigjeve evropiane dhe siguria do të forcohet nën ombrellën e NATO-s. Por, ndryshimet përherë fillojnë nga shembujt individual, dikush duhet të jetë fanari që do e ndriçojë rrugën e këndelljes gjatë të cilës ne nuk do flasim vetëm për të drejtat tona, do flasim dhe do i kryejmë edhe detyrat dhe obligimet tona.
Andaj, zhgënjimi që po sundon me ne nuk duhet të përjetohet si gjendje e përhershme, ai duhet të jetë shtytës për shpresat tona. Sepse, sukseset më të mëdha vijnë përherë pas zhgënjimeve më të mëdha, varësisht nga mënyra se si e menaxhojmë zhgënjimin. Kuptohet, nuk po them kursesi se çdokush çdokujt çdogjë duhet t’i besojë.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!