Një lexues i Struga Ekspres tregon se ishte dëshmitar i rastit të një skene rrënqethëse në zemër të Strugës ku dhjetra qenë në zemër të Strugës u vërsuleshin qytetarëve kalimtar,në mesin e të cilëve edhe një grua shtatzënë e cila vraponte e tmerruar rreth Drinit poshtë urës së drurit nga frika e sulmit të qenve, ku edhe pamjet tregojnë qartë rastin në fjalë, shkruan Struga Ekspres.
“Vajza ime është shtatzenë ,shyqyr Zotit shpëtuam për pak nga kjo tufë qensh që na u vërsulën.
Disa herë na ka ndodhur, në mengjes turma e qenve na ndjek nga pas…
I lutem kryetarit të Komunës z.Merko të largojë qentë nga qyteti ynë ose të marrë masa se po na rrezikon
jetët tona…” , u shpreh e frikësuar nëna e vajzês shtatzëne para kalimtarëve që e ndihmuan duke larguar qentë (në foto gruaja-nëna e vajzës shtatëzëne është lart shkallëve të urës duke vrapuar nga frika e sulmit të qenve)!
Kujtojmë se qentë endacak janë një rrezik serioz prej shumë vitesh në qytetin e Strugës, ku qytetarët janë sulmuar disa herë dhe kanë përfunduar në spital.(Struga Ekspres)