Ka filluar procesi gjyqësor në gjykatën e Kercovës kundër Sheqerim Ahmedit i njohur si El Cheka, shkruan gazeta LAJM. Menjëherë ka filluar edhe publikimi i materialeve të përgjimeve të cilat Prokuroria i ka ofruar si dëshmi për akuzën ndaj El Chekës me të cilën kërkon dënim deri 5 vite. Ekipi i Gazetes Lajm ishte prezent në Gjykatë, ku fillimisht është publikuar një bisedë mes Ali Ahmetit dhe Sadulla Durakut. Prokuroria ka dorëzuar gjithsej tri CD me bomba të publikuara nga El Cheka. Avokati mbrojtës, Besnik Asani në fillim të gjykimit e kujtoi gjykatësen Kizhovska dhe përfaqësuesen e Prokurorisë Themelore se Komisioni i Venecias rekomandon publikim të pergjimeve për funksionarë në raste kur bëhet fjalë për interes publik. Avokati Asani ka ofruar edhe tekstin e Gazetës Lajm në të cilin Sami Ukshini-Komandant Sokoli, Val Zekaj dhe Shek Hallaqi marin përgjegjësi për incizimet e publikuara. Në seancën e sotme gjykata pranoi kërkesën e prokurorisë që El Cheka të gjykohet në mungesë për vepër “pergjim dhe incizim tonik” që parasheh dënim nga 1 deri 5 vite. Senaca do të vazhdojë më 21 tetor. Në sallën e Gjykatës gjendej edhe fotografia e “Shokut Tito” i cili me “vëmendje” dëgjoi bisedat e Ali Ahmetit me Sadulla Durakun dhe funksionarët tjerë të BDI-së. Seanca e radhës është caktuar për 21 tetor, për kur është paraparë edhe fjala përfundimatare./Gazeta LAJM