Sot në Austri mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare. E veçanta është se në këtë garë janë edhe tri kandidate shqiptare. Drita Cacaj dhe Ina Rexhepi nga Partia Popullore e Austrisë si dhe Serafina Demaku nga Partia Socialdemokrate e Austrisë. Kandidatet shqiptare kanë ftuar bashkëkombasit e tzre që të shfrytëyojnë të drejtën dhe të votojnë kandidatët shqiptare, që për herë të parë të bëhen pjesë e Parlamentit austriak. Ajo ka theksuar se nëse zgjidhen do të angazhohen fuqishëm për të drejtat e komuniteti shqiptarë në këtë shtetë. Fatkeqësisht, shqiptarët janë komuniteti që më së paku dalin në zgjedhje në Austri. Kësaj rradhë kjo pritet të ndryshoj për faktin se kanë motivin e duhur për ta dhënë votën e tyre. (INA)