Monday, November 25, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniZiadin Sela: Nuk pranojmë asnjë marrëveshje LSDM-VMRO (VIDEO)

Ziadin Sela: Nuk pranojmë asnjë marrëveshje LSDM-VMRO (VIDEO)

Takimin e mbrëmshëm ndërmjet shefit të qeverisë Zoran Zaev dhe kreut të opozitës Hristian Mickovski e kritikuan ashpër partitë opozitare shqiptare. Nga Aleanca për Shqiptarët thanë se në takim të liderëve duhet të marrin pjesë krerët e katër partive më të mëdha politike në vend. Kryetari i këtij subjekti Zijadin Sela tha se nuk do të pranojë asnjë marrëveshje që do të arrihet ndërmjet LSDM-së dhe VMRO-së. Ai tha se nuk do të votojë për Ligjin për prokurori publike nëse nuk përfshihen amendamentet e tyre. Sipas Selës PSP-ja duhet të ruhet ndërsa me të të udhëheq prokurori i huaj.

Nuk do të pranohet kurrfarë marrëveshje që arrijnë dy subjekte politike sepse ne kemi autonominë tonë si subjekt politik. Nëse BDI-në e përfaqëson atje, nuk e di nëse kryeministri apo ish partneri i tyre VMRO-ja, neve nuk na përfaqëson asnjëri nga këto dy subjekte. Nëse dikush do që nëpërmjet ne të ndërtoj shtet të së drejtës do të ndërtojmë se bashku dhe jo kalkulime për të amnistuar ndonjë politikan të para 15 vjetësh apo tjerë të subjektit politik aktual në qeveri”-tha Zijadin Sela, Aleanca për Shqiptarë.

Për qëllimin e njëjtë ka reaguar edhe Lëvizja Besa. Kryetari i këtij subjekti Bilal Kasami, kërkoi që të formohet një komision shtetëror për profesionalizimin e sistemit gjyqësor në vend. Kasami po ashtu ka akuzuar BDI-në se me mospjesëmarrje në këtë takim dëshmon se është emërues i përbashkët i dy partive Maqedonase.

Prandaj, tash më shumë se kurrë duhet të pranohet kërkesa e Lëvizjes Besa për një Komision Shtetëror i përbërë nga ekspertë, në të cilin do marrin pjesë me të drejtë vendimmarrje edhe SHBA dhe BE. Detyra e këtij komisioni duhet të jetë profesionalizimi i prokurorisë publike, gjykatave, si dhe funksionalizimi i tyre për të garantuar vendosjen e drejtësisë dhe shtetin e së drejtës. Njëkohësish ky Komision Shtetëror duhet të bëjë edhe procesin e “VETTING”-ut, proces pa të cilin Maqedonia e Veriut asnjëherë nuk do mund të dalë nga tranzicioni që na ka kapluar që nga pavarësia e vendit e deri më sot”-pohoi Bilall Kasami, Lëvizja BESA.

Ndërsa zëdhënësi i BDI-së Bujar Osmani, për mospjesëmarrjen në takim të liderëve deklaroi se BDI i ka qëndrime të njëjta si partneri qeveritar LSDM.

Ne si qeveri kemi qëndrim të harmonizuar në propozim-Ligjin për Prokurorinë Publike të cilin bashkërisht e kemi kaluar në seancë qeveritare ku janë përfshirë edhe qëndrimet e BDI-së. Ishte vetëm çështja e gjuhës shqipe për të cilën Komisioni për Çështje Evropiane diskutoi mbi amendamentet e propozuara përfshi edhe çështjen e badenterit në zgjedhjen dhe shkarkimin e udhëheqësve të organit që duhet themeluar. Për të gjitha çështjet tjera kemi pajtueshmëri me partnerët e koalicionit”-tha Bujar Osmani, zëdhënës i BDI-së.

Takimi i liderëve një ditë më parë u zhvillua në mes të kryeministrit Zoran Zaev liderët të VMRO-së Hristijan Mickoski ndërsa morën pjesë edhe grupet e punës të të dyja partive për ligjin për prokurorinë publike.

Adnan Qaili                   

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!