Tuesday, November 26, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniKush i dëmton shenjat e komunikacionit gjobitet me 300 euro

Kush i dëmton shenjat e komunikacionit gjobitet me 300 euro

Lidhur me sigurinë e përgjithshme në rrugë në rajonin më të gjërë të Pollogut, një rol dhe rëndësi të madhe luan edhe sinjalizimi horizontal dhe vertikal në trafik e para së gjithash shenjat e trafikut.
Pikërisht për këtë, është më se e nevojshme që signalizimi rrugorë gjithmonë të jetë funksional dhe i kompletuar.
Sektori për punë të brendshme-Tetovë, apelon deri tek individ të caktuar, por edhe tek të gjith qytetarët, që të mos i dëmtojnë shenjat e komunikacionit, dhe të mos ua ndryshojnë me vetëiniciativë vendin kuptimin dhe qëllimin e shenjës. Gjithashtu është e ndaluar, që në shtyllat e shenjave të trafikut, të vendosen elemente tjera të cilat nuk kanë asnjë lidhje me shenjën (Neni 190 nga Ligji për siguri në komunikacion dhe rrugë).
Çdo dëmtim i shenjave të komunikacionit, paraqet shkelje të ligjit, për të cilën është paraparë gjobë me vlerë prej 300 euro, ndërsa për personin juridik, i cili është i angazhuar për mirmbajtjen e shenjave në trafik gjoba është 2000 euro në kundërvlerë të denarit.
Sektori për punë të brendshme-Tetovë, pa asnjë lëshim do të sanksionoj shkeljet e këtilla, me qëllim që të mundësohet funksionim i papengueshëm i sinjalizimit të vendosur në komunikacion, si parakusht i rëndësishëm dhe elementar, për qarkullimin e lirshëm dhe të sigurtë, të pjesmarësve në komunikacion.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!