Wednesday, May 14, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeSliderChallandes: Jam krenar me ekipin e Kosovës, përgjegjësia është e imja për...

Challandes: Jam krenar me ekipin e Kosovës, përgjegjësia është e imja për humbjen

Bernard Challandes e ka pranuar mbi supet e veta përgjegjësinë për humbjen e Kosovës kundër Anglisë në ndeshjen kualifikuese për Euro 2020, por ka këmbëngulur se është krenar me skuadrën e tij.

Anglia e mundi Kosovën 5:3 të martën në Southampton, duke e forcuar vendin e parë në Grupin A me pikë maksimale nga katër ndeshje, raporton Gazeta Express.

Kosova e pësoi humbjen e parë pas plot dy vjetëve dhe të parën pas 14 ndeshjeve nën drejtimin e trajnerit zviceran Bernard Challandes.

“Anglia ka bërë lojë të përkryer me lojtarë teknikë dhe të shpejtë.. Anglia është ndër ekipet më të mira në botë. Ne kemi rrezikuar. Ata ishin efikas në pjesën e parë, ai është nivel i lartë i futbollit. Nuk jam i kënaqur me pjesën e parë. Por unë marr përgjegjësinë sepse i kam thënë skuadrës të provojë dhe të shkojë përpara”, tha Challandes pas ndeshjes.

Ai beson se humbja me Anglinë do të jetë mësim për Kosovën.

“Ne mundem të mësojmë nga niveli i lartë i kësaj ndeshje. Rezultati ishte befasuese sepse nuk është normale që Anglia të shënojë në kundërsulme. Ne dëshironim të luanim për fitore dhe nëse e shohim pjesën e dytë mund të jemi krenarë sepse kemi bërë lojë të mirë. Ju thashë të mos dorëzohemi dhe ata nuk u dorëzuan në pjesën e dytë. Jam krenar me skuadrën time sepse rezultati nuk është edhe i keq”, shtoi ai.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments