Ndodh edhe kjo/ Kapen 300 kilogramë kanabis edhe brenda një arkivoli

0
16

Policia kolumbiane bëri një zbulim të pazakontë të 300 kilogramëve kanabis në zonën e Santander.

Whats-App-Image-2025-10-03-at-22-54-06-f3965d67

Të paketuar në kuti të vogla, ato ishin fshehur brenda një arkivoli dhe po transportoheshin nga një mjet i posaçëm për të vdekurit.

“Konfiskimi u krye pas një kontrolli të një makine, i cili përmbante dy arkivole” tha komandanti rajonal i policisë Fabian Ospina.

Policia njoftoi se po hetojnë rastin, ndërsa drejtuesi i mjetit është arrestuar.


Whats-App-Image-2025-10-03-at-22-47-36-76a070c5