Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Megara, ku 60-vjeçari është gjendur i varur në shtëpinë e tij sot në mëngjes nga fqinjët e tij.
Më parë ai punonte shofer në një kompani private që dërgonte fëmijët në shkollë.
Shqiptari kishte mbi 25 vite që punonte në Megara, por kishte vite që ishte pa punë dhe e kishin mbytur borxhet, tregojnë shokët e tij.
Para se të varte veten la një letër ku shkruante arsyet e vetëflijimit.