Pardje më 25 gusht, 31 vjeçari nga fshati Llabunishtë ka raportuar në polici se të njëjtën ditë ishte sulmuar fizikisht nga një banor tjetër po i këtij lokaliteti të Strugës, ndërsa ishte në punën e tij si kamerier në një lokal në Llabunishtë.
Ai sipas policisë me sulmuesin kishin debatuar një ditë më parë se kush kishte përparësi gjatë një parakalimi me automjet. (Struga Ekspres)