Komisioni Rregullator për Energjetikë sot vendosi çmime të reja të derivateve të naftës për këtë javë. Sipas vendimit të miratuar, dizeli nga mesnata do të jetë më shtrenjtë për 1 denar për litër, ndërsa benzina nuk ndryshon.
Eurodizeli do të jetë 61 denarë për litër, ndërsa vaji ekstra i lehtë apo D2 do të jetë 51 denar për litër.
Benzina Eurosuper BS-95 do të jetë 66,5 denarë për litër, ndërsa Eurosuper BS-98 për 68,5 denarë për litër.