Shkolla “Niko Nestor” sot kujtoi me dhimbje dhe lot profesorin e ndjerë Minir Reçi (FOTO)

0
28
Whats-App-Video-2025-10-17-at-08-34-10-f653538d
Whats-App-Video-2025-10-17-at-08-34-52-b6aa2b7d

Sot në shkollën e mesme ” Niko Nestor” Strugë u mbajt mbledhje komemorative për nder të profesorit të ndjerë Minir Reçi, njofton Struga Ekspres.

Me një minute heshtje drejtori Mile Poposki dhe nd.drejtoresha Engjëllushe Rizvani para familjareve, kolegëve dhe dashamirësve kërkuan tê nderojne figurën e profesor Minir Reçit.

Në këtë mbledhje komemorative aktivi i Gjuhës Shqipe paraqiti një memorie të shkurtër për jetën dhe punën e palodhur të profesor Minir Recit.

Fjalë prekëse dhe kujtime shpalosi edhe ish profesori dhe kolegu i kabinetit të Gjuhes Shqipe z. Resul Bekteshi.

U prefsh në paqe kolegu yne i nderuar profesor Minir Reci, shprehen me dhimbje dhe lot kolegët e shkollës së “Niko Nestorit”.

(Struga Ekspres)