Sunday, November 24, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeOpinionArbër Kadriu: Rikujtim,vazhdon përsëri eksodi i të rinjve!

Arbër Kadriu: Rikujtim,vazhdon përsëri eksodi i të rinjve!

Arbër Kadriu-kryetar i Platformës Rinore Shqiptare

Rikujtim,vazhdon përsëri eksodi i të rinjve!

Në mars të këtij viti,i ftuar në emision,më është bërë një pyetje,se cili është zëri i të rinjve dhe çka do të ndodhë në të ardhmen?

Dhe si zakonisht,ashtu siç e kanë traditë,që t’i hikin debatit,asnjëri nga përfaqësuesit e institucioneve nuk ishte prezent,që ne si të pranishëm në tryezë të kishim një objekt ku do të drejtonim gishtin dhe kritikat e tona.

Çdo gjë vazhdon të ngelet pezull,në qetësi dhe në okultizëm,qoftë pozitë apo opozitë,nuk dinë fare të merren me një çështje që me të vërtet ka pasoja të hidhura në të ardhmen e shpejt.

Nga pyetja,cili është zëri juaj (të rinjve),unë shfrytzova nga rasti të përgjigjem me modestinë më të madhe si në vijim:

-Çdo njeri ka një GJENI,secili nga ne (të rinjtë) ka nga një GJENILLËK,na jepni mundësinë të shprehim dhe të punojmë me gjenillëkun aë na e fali Perëndia.

Si e shihni të ardhmen?!

-“Nëse injoranti merr lapsin në dorë,dhe i çmënduri armën,ik nga ai vend,se është shëndrruar në xhungël”.Nëse bazohemi në këtë thënie të mençur dhe automatikisht shohim që gjendja politike në vend është e degraduar po njejt si kjo thënje,nuk besoj se do të ketë presim të ardhme të ndritur,por thjesht do të zhytemi akoma më thellë në errësirë.

Nuk kam të drejtë askujt të i them,MOS U LARGO NGA ATDHEU,nuk kam të drejtë askujt të ia vë lirinë personale në kompromis.Na kanë lënë jetim në vendin tonë.

Mbushuni me mend,dita ditës po ikën rinia,punoni ose ikni,sepse na morrët në qafë!

Jam në dilemë të rri apo të shkojë?!
Mirë e thotë një miku im i dashur:dikush hanë dhjetë copë bakllava e dikush hiç fare.

Heronjtë Luftuan për liri,na nxorrën në liri,këta punojnë për të na çuar në Amerikë!!!

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!