Monday, November 25, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniProblemi me qentë endacak, rrezikohen kalimtarët (VIDEO)

Problemi me qentë endacak, rrezikohen kalimtarët (VIDEO)

Sulmet nga qentë endacak janë aktivizuar në lagje të ndryshme të vendit. Këtë e dëshmojnë edhe raportet e policisë duke njoftuar thuajse për çdo ditë nga një sulm të ri ndaj qytetarëve. Madje, shumë prej qytetarëve të anketuar shprehen se kanë qenë dëshmitarë të sulmeve, posaçërisht ndaj fëmijëve.

“Janë të rrezikshëm. Para dsa ditësh e kafshoi nji fëmijë, e dërguam në ambulancë, ishte rreth 5 vjet”.

“Është shumë rrezik. Nuk mund të lëvizin lirshëm fëmijët e as të rriturit. Kjo është e rrezikshme, çdo qen është i tërbuar, vrapojnë njerëzit nëpër ambulanca e spitale. Kjo nuk është mirë, është shekulli 21, shteti duhet të ndërmarrë diçka për qentë endacak”.

Siç thonë qytetarët, vendet e preferuara të qenve endacak mbeten marketet me prodhime të ndryshme ushqimore si dhe kontejnerët e mbeturinave. Gjithashtu, qytetarët kërkojnë që shërbimet “shinter” të jenë me aktiv në qytet dhe të largojnë qentë nga rruga.

“Në të gjitha marketet mund të takosh nga tre-katër qen. Nuk guxon ta hedhësh mbeturinat. Nuk di si të them por duhet të helmohen.. Nuk mund tu besosh, janë shumë, unë jetoj në Radishan dhe ka plot e përplot qen”.

“Janë të rrezikshëm për të gjithë Duhet të vijnë shërbimet Shinter, ti mbledhin dhe ti likuidojnë prej këtu, ti dërgojnë atje ku kanë vendin”.

Institucionet përkatëse akoma nuk kanë miratuar një vendim të posaçëm se si do të veprohet ndaj tyre. Ndërsa mjekët sqarojnë se rreziku kryesor i kafshimit nga qeni është ai i një plage që lë shenja të shëmtuara dhe të rënda. Gjithashtu, kafshimi provokon plagë pak a shumë të madhe e të thellë, me dhimbje dhe skuqje në zonën rrethuese. Sëmundjet infektive të qenve endacakë dhe të pa vaksinuar që mund të transmetohen te njeriu, janë shumë të rrezikshme, sepse shpesh mund të shkaktojnë edhe vdekjen. Njëra nga këto sëmundje është tërbimi. Tërbimi është një sëmundje vdekjeprurëse, të cilën e mbartin qentë e infektuar.

Melihate Rustemi 

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!