Tuesday, April 22, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeShqipëriGjendet një trup i pajetë në Durrës, dyshohet të jetë vrarë dhe...

Gjendet një trup i pajetë në Durrës, dyshohet të jetë vrarë dhe hedhur në det

Trupi i pajetë i një personi është gjetur mëngjesin e sotëm në Durrës nga një peshkarexhë. Viktima i seksit mashkull dhe në gjendje të dekompozuar, është gjetur në det, 6 kilometra larg bregut të detit.

“Më datë 18.08.2019, në orët e para të mëngjesit, një peshkarexhë që kishte dalë për gjueti të peshkut, rreth 4 milje larg Durrësit ka ngritur rrjetat dhe ka konstatuar në rrjeta një trup të pajetë të seksit mashkull.Paraprakisht dyshohet se kemi të bëjmë me vrasje, pasi trupi i pajetë është gjetur i mbështjellë me letër natriban. Mendohet se fillimsht është ekzekutuar dhe më pas është hedhur në det për të zhdukur gjurmët.Trupi i pajetë është dërguar në morgun e spitalit të qytetit ku do ti nënshtrohet ekspertizës mjekoligjore për të bërë të mundur dhe identifikimin e tij. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia shqiptare.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments