Feride Çukovci bashkë me tre vajzat e saj, para disa muajve jetonte në kushte të rënda. Ajo me lot në sy kërkoi ndihmë nga bamirësit.
Por sot në Festën e Kurban Bajramit nënës Feride i erdhi një gëzim i pa pritur.
Një bamirës bashkë me miqtë e tij befasuan këtë familje duke ia dhuruar çelësat e banesës së re.
“Sot kemi ardhur me këmbë të mbarë, bashkë me krejt shokët. Nga sot nuk do të keshë nevoja për qira, nga tani e tutje do të keni banesën tuaj, urdhëroni, kjo është shtëpia juaj, ta gëzoni ishallah me të mira, gajle të qirasë më nuk do keni nga sot keni shtëpinë tuaj” u shpreh Arben Azizi.
Nëna Feride nuk din se si të falënderojë donatorin dhe gjithë ata që u munduan për blerjen e banesës. E sot kësaj zonje, për dallim nga hera e kaluar, po i rrjedhin lot gëzimi.
“Nuk e di, Nuk e di se si të falënderohem, edhe pse Allahu në Kuran ka thënë, nëse dini ti falënderoni njeriut tim don të thotë më falënderoni edhe mua. 03 56 Edhe ti sot më gëzove me këto fëmijë bashkë. Zoti Inshaallah shpresoj që të ju gëzon me gjitha të mirat e dynjasë dhe ahiretit” tha Feride Çukovci.
“Faleminderit që na keni mundësuar që edhe ne të kemi banesën tonë, Zoti ju shpërbleftë” tha vajza.
U nisëm për tek banesa e re e familjes Çukovci.
Derën e hapi vajza më e madhe e familjes.
Banesa është e re dhe banuesit e parë janë familja katër anëtarësh Çukovci.
“Asnjëher nuk e kam ëndërru këtë në jetën time” u shpreh nëna Feride.
Banesa ka qenë e pa shtruar, dhe të gjitha këto tjerat u kujdes Arbeni me shokët.
“Për familjen e pash nëpërmjet TV21 ju falënderoj dhe na mundësoni të shohim se motrat tona kanë nevojë për ndihmë. Faleminderit të gjithëve shkove. Zoti i shpërbleftë kush ka dhuruar mjete” tha Arben Azizi.
Bajramin familja Çukovci e pret në shtëpinë e tyre.
Sipas Arbenit banesa ka kushtuar 40 mijë euro ku një pjesë të madhe ka bërë lëshime edhe shitësi i banesës.
Tani familja Çikovci do të jetoj e qetë dhe pa brengën e qirasë që e kishin tash e vite.
Vajzat, Isra, Kenza dhe Verde, janë shumë të lumtura që tani jetojnë në banesë të re.
Përgatiti: Afrim Jonuzi