FC STRUGA “Trim&Lum” në ndeshjen e parë të kampionatit të ligës së parë të futbollit fitoi FK Rabotnickin me rezultatin 2-1, me golashnues Burhan Mustafov dhe Nijas Lena,informon Struga Ekspres.
Ekipi shqiptar nga Struga me këtë fitore ka një motiv më shumë në rrugëtimin e saj drejt sukseseve të mëdha.
Kujtojmë se ndeshja e parë u zhvillua në Strugë në stadiumin e Karaormanit me fillim në ora 17:30, ku pati mbështetjen e tifozëve strugan.(Struga Ekspres)