Prokurorja e dorëhequr Speciale, Katica Janeva është deklaruar sot pas publikimeve të video-materialeve, sidomos materiali i sotëm ku dëgjohet zëri i tij. Ajo ka pranuar se është zëri i saj, por se është keqpërdorur.
“E dëgjova regjistrimin, të publikuar në portale lidhur me rastin “Reket”. Jam e shokuar se si veprimet e mija si Prokurore speciale ndërlidhen dhe sillen në korelacion me rastin “Reket”, theksoi Janeva në faqen zyrtare të Prokurorisë Speciale, përcjellë INA.
Ajo ka shtuar se si prokurore ka pasur dhe ka detyrim që të kontaktojë me të gjithë të dyshuarit si dhe me persona të tjerë lidhur me procedurat penale që udhëhiqen nga kjo prokurori publike dhe nga ato të arrijë të nxjerrë sa më shumë informacione.
Ajo i bëri thirrje organeve hetimore që sa më shpejt të kryejnë hetime dhe të zbulojnë rastin “Reket”.
Janeva ka kërcënuar me dhjetëra lëndë të reja për funksionarë aktual dhe të kaluar. Kjo sipas saj është arsyeja përse të gjtihë janë çuar në këmbë për ta sabotuar atë dhe për ta akuzuar për “Reket” pavarësisht se siç thotë, ajo nuk ka asnjë lidhje me këto veprime.
“Pasi që të dalin në opinion dhjetëra hetime që janë përgatitur tashmë për procesuim të shpejtë, shumë gjëra opinioni do ti ketë më të qarta. Në ato hetime janë të dyshuar, ndërsa shpresoj se do të bëhen edhe të akuzuar, shumë funksionarë të kaluar dhe të tanishëm të Qeverisë, dhe persona të rëndësishëm partiak. Prandaj është e qartë se përse dikush po krekoset, dhe me një hajkë mediatike dëshirojnë të më diskreditojnë mua dhe ekipin tim dhe ti shkatërrojnë këto lëndë. Shpresoj se kjo nuk do të ndodhë”, nënvizon Janeva në deklaratën e saj në faqen e Prokurorisë Speciale. Ajo në fund ka shkruar s e pret që deputetët ta votojnë ligjin e Prokurorisë Speciale sa më shpejtë. (INA)