Nga prof.Xhemi Hajredini
Pothuajse të gjithë e shkruajnë gabim…
Jo dasëm por DASMË.
Ftesë dasme. I zoti i dasmës.
Në dasmë të djalit (të vajzës)!
Ta ngrënçim dasmën!
– JO “Mirësevini në dasëm!” – PO “Mirë se vini në dasmë!”
Një gabim tjetër, që evidentohet nëpër dasmat tona, është edhe përdorimi i flamujve falso (të prodhimit kinez). Secila dasmë, martesë, fejesë apo synetllëk qoftë, duhet të ketë një skenar të mirë menduar!
(Për përzgjedhjen e muzikës më mirë të mos flasim. Është një skandal më vete. Na hoqi trurin “tallavaja”! Zot na ruaj!)
Gëzuar!
Në dasmë të të pamartuarve!