Pesë persona të lënduar rëndë në mesin e të cilëve tre fëmijë dhe dy gra është bilanci i aksidentit të mëngjesit të sotëm në autostradën Tetovë – Gostivar, ku u përplasën tre makina, një citroen, një makinë e tipit reno dhe një mercedes. Personat e lënduar, fillimisht ndihmën e parë e kanë marrë në spitalin e Tetovës, ndërsa më pas, për shkaku të lëndimeve të mëdha janë dërguar në klinikat e Shkupit për një trajtim më të mirë.
Aksidenti ka ardhur si pasojë e vozitjes së shpejtë, ndërkohë që është shkaktuar edhe dëm i konsiderueshëm material. Për pasoj të aksidentit në fjalë të ndodhur mëngjesin e sotëm për dy orë autostrada ka qenë e bllokuar ndërsa makinat janë orientuar në rrugën e vjetër, Tetovë-Gostivar dhe janë kyçur në fshatin Kamjan dhe më pas janë kthyer në autostradë në hyrjen të fshatit Bogovinë.
Sektori i punëve të brendshme dhe prokurori kujdestar, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë bërë investigimet për rastin në fjalë, ndërsa brenda ditës pritet të zbardhen edhe arsyet e sakta të aksidentit.