Tuesday, April 22, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniNefi Useini: Duan të ma rrënojnë lokalin në Ohër, kur gjithë lokalet...

Nefi Useini: Duan të ma rrënojnë lokalin në Ohër, kur gjithë lokalet rreth bregut të liqenit janë ilegale

Nefi Useini, pronari i një restoranti në Ohër dhe këshilltar i BDI-së në këtë komunë së fundi është lajmi kryesor i mediave në Maqedoninë e Veriut. Ai dy ditët e fundit ishte kryelajmi për shkak të një sulmi ndaj një profesori shqiptar, ndërsa MPB tha se do të ndërmerren masa penalizimi.

Por, Useini muajve të fundit është në qendër të vëmendjes për lokalin e tij në afërsi të bregut të liqenit në qendër të qytetit, ku vazhdimisht media të caktuara raportojnë se lokali i tij është një ndërtim pa leje.
Useini për TV24 thotë se po ndodhë një atentat politik ndaj tij dhe se në rast se duhet të rrënohet lokali i tij, ai do ta bëjë këtë, por duhet ta bëjnë edhe gjithë ato lokale të tjera që janë njëlloj në këtë zonë.

“Unë nuk mendoj se lokali im është ndërtim pa leje. 12 vite punojë dhe shtetit i paguaj të gjitha shërbimet dhe kontributet. Ajo nuk është ndërtim pa leje dhe pse ta rrënoj. Kam bërë renovim të plotë për tu dukur më mirë dhe për turistët. Nëse ligji thotë ta rrënojë, atëherë do ta rrënojmë , por jo në mënyrë selektive. Gjithë lokalet përskaj liqenit duhet rrënuar”, ka thënë Useini.

Ai kohë më parë u përfshi edhe në një incident me këshilltarin e Lëvizjes BESA në Ohër, ku ky i fundit e akuzoi për sulm fizik.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments