Wednesday, April 23, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniAksident i rëndë në Maqedoninë e Veriut: Autobusi përplaset me furgonin, një...

Aksident i rëndë në Maqedoninë e Veriut: Autobusi përplaset me furgonin, një i vdekur dhe disa të lënduar

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sonte rreth orës 20:20 në rrugën Veles – Shtip, afër Novo Sellës.

Në aksident janë përfshirë një autobus dhe një furgon, nga përplasja mbetet i vdekur një person dhe lëndohen disa të tjerë, shkruan TetovaSot.

Policia e Velesit thotë se përplasja është midis një furgoni mallrash me targa të Shkupit dhe një autobusi me targa të Kratovës.

Të gjitha automjetet e ambulancës së Velesit kanë transferuar të lënduarit në spitalin e Velesit. Disa nga pasagjerët e plagosur thonë se në autobus kishte mbi dhjetë persona.

E gjitha ndodhi papritur dhe askujt nuk i kujtohet se si u përplas autobusi me furgonin.

Për momentin, nuk dihet numri i të plagosurve dhe nëse ndonjë prej tyre është në rrezik. Viktima me shumë gjasa është shoferi i furgonit.

Policia dhe ndihma e shpejtë është në vendin e ngjarjes dhe po hetohen gjithçka që lidhet me aksidentin./TS

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments