Miratimi i ligjit për Prokurorinë Publike nuk duhet që të kushtëzohet me zgjedhje të parakohshme, deklaroi sot kryeministri Zoran Zaev.
“Ne nuk jemi për zgjedhje të parakohshme. Duhet të gjendet zgjidhje, por jo me zgjedhje të parakohshme. Do të japim mundësi për pajtim publik që të mund të punojnë grupet e punës, ndërsa kjo mund të ndodhë që këtë javë”, theksoi Zaev në pres konferencën në Qeveri.
Do të ishim laikë dhe jo patriotë, shtoi ai, nëse me zgjedhjet e parakohshme e shkatërronim gjendjen aktuale ekonomike.
Ai tha se kjo është një periudhë për bisedime dhe se shumë propozime të opozitës janë pranuar nga pozita dhe se në Qeveri tashmë shqyrtohen propozim ligji i VMRO-DPMNE-së me qëllim që të gjendet ndonjë zgjidhje.
I pyetur nëse bisedimet e grupeve të punës vazhdojnë pasdite, ai tha se nuk ka një informacion të tillë.
Zaev nuk donte t’i përgjigjej pyetjes së gazetarëve lidhur me informacionet se Katica Janeva pretendohet se ka kërkuar “fshirjen fornezike të të dhënave të PSP-së dhe tha se përgjigjja për këtë duhet të kërkohet tek organet kompetente. Njëkohësisht i inkurajoi institucionet që të vazhdojnë me hetimin.