Zëvendëskryeministri bullgar, Krasimir Karakaçanov ka theksuar se deri në vitin 1944 nuk ka pasur komb maqedonas, por kjo u krijua pas 45 nga jugosllavët.
“Në regjistrimin e fundit të popullsisë në Bullgari ka nga ata që janë shkruar si marsoidë, eskim dhe këta përbëjnë disa mijëra. Çka do të thotë kjo, që ne ti pranojmë? Ju lutem, ne deri tani kemi folur se deri në vitin 1944 nuk ka pasur komb maqedonas. Për çfarë kombi të flasim, kur identiteti nacional maqedonas u krijua në Jugosllavi”, theksoi për Kanal5, zv/kryeministri bullgar Karakaçanov.
Ai ka folur edhe për figurën historike të Goce Dellçev, duke thënë se ai është bullgar dhe se historia nuk duhet të manipulohet.