Tuesday, November 26, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniRasti “Reket”: Biznesmeni ka paguar 750 mijë euro në llogarinë e një...

Rasti “Reket”: Biznesmeni ka paguar 750 mijë euro në llogarinë e një gruaje të moshuar!


Rasti “Reket” ka nxjerrë në sipërfaqe zhvillime të reja korruptive dhe shantazhi. TV Telma ka zbuluar se një biznesmen nga Manastiri në vjeshtën e 2017 kishte paguar 750 mijë euro. Paratë ishin dërguar nga firma ndërtimore në llogarinë e një gruaje të moshuar nga Shkupi. Kjo pensioniste gjoja ishte pjesë e Organizatës humanitare që udhëhiqej nga Bojan Jovanovski – Boki13.

Kur paratë janë dërguar në llogarinë bankare, organet për parandalimin e pastrimit të parave kanë alarmuar policinë financiare, e cila ka ngritur procedurë hetimore. E moshuara ka shkuar për të tërhequr paratë, por më pas është marrë në pyetje nga organet hetimore financiare, për dërgesën e pranuar prej 750 mijë eurove. Ajo ka thënë se paratë i ka marrë si dhuratë për të realizuar idenë e ndërtimit të banesave sociale. Të njejtën deklaratë e ka dhënë edhe biznesmeni, se gjoja projekti do të realizohej nga organizata humanitare e Boki 13, ku anëtare ishte edhe e moshuara.
Prokuroria po vazhdon hetimet për këtë rast dhe se nuk jepen më tepër detaje.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!