Tuesday, April 22, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniAmbasadorja e SHBA-ve viziton Sulejman Rexhepin në BFI

Ambasadorja e SHBA-ve viziton Sulejman Rexhepin në BFI


Ambasadorja e re e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shkup, Kejt Meri Bërns (Kate Marie Byrnes), ka vizituar më 24 korrik, 2019, Bashkësinë Fetare Islame të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Në Rijaset ajo është pritur nga Reis’ul-Ulema h. Sulejman ef. Rexhepi, Kryetar i BFI të RMV.

Kryetari Sulejman ef. Rexhepi ambasadores së re amerikane i ka paraqitur ‘letërnjoftimin’ e BFI-së, duke folur rreth të arriturave dhe sukseseve, por, gjithashtu është ndalur edhe në sfidat që e presin BFI. Efendi Rexhepi në veçanti ka folur për punën e Medresesë Isa Beu dhe të Fakultetit të Shkencave Islame. Me këtë rast ai është shprehur që BFI është e gatshme për bashkëpunim dhe që është aleate shumë e fuqishme e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në të njëjtën kohë, Reis’ul-Ulemaja i ka paraqitur përgëzimet e vetadhe të institucionit që udhëheq Ambasadores Bërns për detyrën e re, duke i uruar suksese në punë.

Ambasadorja Bërns është falënderuar për ‘letërnjoftimin’ e detajuar dhe ka ngelur me shpresë që bashkëpunimi ndërinstitucional do të vazhdojë.

Në fund, Kryetari i BFI-së, Sulejman ef. Rexhepi, ambasadores amerikane në Shkup, Kejt Meri Bërns, i ka dhuruar një Kuran të artë, pastaj Logon e BFI-së dhe librin e tij “Në Mes të Askundësisë” në gjuhën angleze (In the Middle of Nowhere), si shenjë mirënjohjeje për vizitën e parë të saj në BFI.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments