Wednesday, April 23, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeBotaE tmerrshme: Babai shqiptar vret të bijën pasi doli natën me shoqet...

E tmerrshme: Babai shqiptar vret të bijën pasi doli natën me shoqet (FOTO)

Ngjarja ka ndodhur në Adelaide, Australi ku babai i Sabrina Lekajt e ka vrarë me thikë të bijën teksa ndodheshin në makinë. Petrit Lekaj, 49 vjeç u gjet gjithashtu në makinë me plagë në bark.

Mediat e huaja shkruajnë se Sabrina kishte debatuar me të atin, pasi e kishte kaluar mbrëmjen me shoqen e saj në klub. Shoqja e Sabrinës ka thënë për mediat se e reja ishte e shqetësuar pasi i ati do i bërtiste kur të shkonte në shtëpi.

Ajo tregoi se babai i Sabrinës pak ditë më parë e kishte pyetur të bijën nëse kishte të dashur.

“Ajo gjithmonë i vendoste të tjerët para vetes. Ishte shumë ambicioze, dëshironte të gjente kurën për të gjitha sëmundjet në botë”, tha shoqja e Sabrinës e cila studionte për mjekësi.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments