Sunday, May 25, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeBotaShpërthen zjarri i madh në një shtëpi në Cyrih, lëndohen rëndë 3...

Shpërthen zjarri i madh në një shtëpi në Cyrih, lëndohen rëndë 3 persona


Tre të lënduar rëndë, dy të arrestuar: Banorët u hodhën nga një shtëpi që e kishte përfshirë zjarri në Cyrih, për të shpëtuar vetveten. Policia po heton zjarrvënien.

Në një dramë zjarri në rrethin 4 të Cyrihut, janë lënduar gjashtë persona natën e së dielës. Tre prej tyre kanë pësuar lëndime të rënda. Njëri nga ta është nga Eritrea, ndërsa dy të tjerët nga Republika Dominikane. Ata kishin kërcyer nga dritarja para se të mbërrinte policia. Zjarri shpërtheu në katin e parë.

Pastaj u shkaktua një eksplodim. Shkaku i zjarrit është ende i paqartë, ndërsa dëmi i zjarrit arrin në disa qindra mijëra franga, informon policia e qytetit, njofton Shtegu.com.

Policia nuk përjashtoi mundësinë e zjarrvënies së qëllimshme: Me këtë rast janë arrestuar dy të dyshuar – një verimaqedonase dhe një holandez (që të dy të moshës 37-vjeçare). Informata të mëtejshme për të arrestuarit, nuk janë dhënë nga policia.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments