Zgjedhje të parakohshme siç kërkon partia opozitare më e madhe në vend, VMRO-DPMNE nuk do të ketë – ka theksuar sot kryeministri i vendit, Zoran Zaev.
Duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve se si do të përgjigjet opozitës për zgjedhje të parakohshme, ai theksoi se tani është koha për rezultate ekonomike, ndërsa nëse shkohet në zgjedhje të shpejta, zgjedhje të parakohshme ato nuk do të jenë të mundura.
“Qëndroj prapa asaj se duhet të presim zgjedhje të rregullta. Zgjedhje të shpejta të parakohshme e pame se ku e sollën shtetin përshkak të konsultimeve politike. Nëse duheshe të shkohet në zgjedhje të parakohshme parlamentare, do ti kishim shpallur së bashku me zgjedhjet Presidenciale. Zgjedhje të rregullta do të ketë në dhjetor të 2020, unë nuk kam po ashtu asgjë kundër që ato të shpallen në tetor të vitit të ardhshëm”- ka thënë Zaev.
Në pres konferencën e sotme të Qeverisë, Zaev ka thirrur takim liderësh mes pozitës dhe opozitës, që do të duheshe të mbahet të premten në Klubin e deputetëve.
Ai tha se në këtë takim liderësh do të bisedohet rreth regjistrimit, Kodit Zgjedhor dhe Ligjit për Prokurorinë Publike me çka do të rregullohet edhe Ligji për PSP-në./Alsat