Monday, November 25, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeOpinionZhuta: Ali Ahmeti pos takimeve me Mickoskin, të takohet edhe me Ziadin...

Zhuta: Ali Ahmeti pos takimeve me Mickoskin, të takohet edhe me Ziadin Selën e Bilall Kasamin!


Pas njoftimit të kreut të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, në intevistën për Tv Alsat cili tha se ka kontakte me Bashkimin Demokratik për Integrim, gjegjësisht me kreun e kësaj partie z. Ali Ahmetin, po edhe me partitë tjera shqiptare. Profesor Universitar Sabaudin ZHUTA, në një prononcim për Agjencinë e Lajmeve Zhurnal, thotë se takimet e Ahmetit dhe Miskovskit nuk janë të panjohura dhe nuk duhet gjykuar, por ai sugjeron Ahmetin se duhet të takoj edhe liderët shqiptar të opozitës, Zijadin Selën e Bilall Kasamin.

“Mendoj se komunikimet e ndërsjella mes njerëzve, në veçanti liderëve politik; janë format e veprimeve civilizuese që hapin rrugët drejt zgjidhjeve të problemeve eventuale, drejt progresit e avansimit të vlerave. Komunikimi konstruktiv është i dobishëm dhe i domosdoshëm, pamarparasysh blloqet politike, ato pozitë-opozitë, apo çfarëdoqofshin ato duhet qenë transparente dhe të sinqerta. Çdo formë tjetër është djallëzore, me prapavi dhe që mundet të jenë të dëmshme dhe të rrezikshme. Takimet e z.Ali Ahmetit dhe H. Miskovskit nuk jan të panjohura dhe nuk duhet gjykuar, por mbi të gjitha Atij (A.A.) i përket të vën komunikim normal me liderët e opozitës shqiptare me z.Zijadin Selën e z.B.Kasamin, përndryshe çdo takim sekret lind dyshimet e krimeve të ndryshme obstruktive që do shpie në dëmtimin e perspektivave të shtetit dhe shoqërisë.

Në prononcimin e fundit të kreut të BDI-së se:”…BDI na qënka më e fuqishme sot se 18 vite më parë…”, mund të analizohet në disa aspekte; para së gjithash fakti i krijimit të kapitalit marramendas në forma nga më të ndryshmet ( përfshirë edhe aferat e shumta të zyrtarëve të këtij subjekti), si dhe pozita jo dhe bash e lakmueshme e partnerit aktual në bashkëqeverisje, e në veçanti me bagazhin e dështimeve të shumta në planin ekonomik ! Të vetëdijshëm për luhatjet jostabile dhe humbjen e mbështetjes së një mase të elektoratit të saj, BDI disa herë po i eskivon mundësisë për zgjedhjet eventuale të parakohshme me arsyetime jo dhe të qëndrueshme.

Pra, ngel të shohim se si do zhvillohen ngjarjet rreth mundësisë për në tetor të këtij viti dhe marrjen e datës për nisjen e negociatave për anëtarësimin në BE!.”, theksoi për Zhurnal.mk Profesor Universitar Sabaudin ZHUTA./Zhurnal

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!