Një tërmet 6.7 ballë sipas shkallës së Rihterit goditi bregun perëndimor të Australisë mëngjesin e sotëm.
Qendra amerikane për studime gjeologjike (USGS) njoftoi se epiqendra e tërmetit u regjistrua në qytetin bregdetar Broome.
Tërmeti shkaktoi panik në mesin e popullatës lokale dhe turistëve ndërsa deri më tani nuk ka asnjë informacion për viktima apo për dëme materiale.