Thursday, November 28, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeQytetiNë Llabunishtë të Strugës banorët ankohen për gërmimet e Kodrave (VIDEO)

Në Llabunishtë të Strugës banorët ankohen për gërmimet e Kodrave (VIDEO)

Në vend të jetës, Llabunishti i Strugës është kthyer në një parajsë për biznesin e guroreve. Kodrat përreth janë gërmuar dhe shndërruar në sipërfaqe të zhveshura. Guroret janë një bombë mjedisore për rajonin, druan popullata lokale, që thotë se për vite ata i ndiejnë pasojat, kryesisht në shëndetin e tyre. Nëse dihet se në këtë ish-komunë ka rreth 8000 banorë, atëherë rezulton se në 1000 banorë ka nga një gurore.

“Ne gjithashtu bëmë një parashtresë në qeveri, prej ku erdhi një inspektor mjedisor, por ne jemi të kënaqur me përgjigjet, ata në përgjigjet thonë se pronarët ose koncesionarët kanë leje. Ne e dimë mirë këtë se ata kanë leje, por si janë lëshuar ato leje. Në asnjë rast nuk ka pëlqimin e popullatës lokale”, tha një banor i Llabunishtës.

Askush nuk merr përsipër asgjë, dhe situata bëhet gjithnjë më keq, thonë vendasit.

“Ata thonë se po ndërmarrin, por askush nuk ndërmerr asgjë. Papastërti, ndotin çdo gjë”, u shpreh një banor tjetër.

“Askush nuk bën asgjë, askush nuk mund tu thotë asgjë. Në këtë vendbanim të madh ka sëmundje, raste vdekje. Ku të ankoheni, me kë duhet të flasim”, tha një banor.  

Nga Shoqata ekologjike lokale thonë se kurrë nuk do të heqin dorë nga lufta kundër guroreve.

Zyrtarisht, sipas Ministrisë së Ekonomisë, në territorin e Komunës së Strugës, janë dhënë gjithsej 20 marrëveshje koncesioni për shfrytëzimin e papërpunuara minerale, nga të cilat të gjithë kanë leje për eksploatim.

Procedura për dhënien e koncesionit për eksplorime të detajuara gjeologjike fillon me paraqitjen e iniciativës tek organi i administratës shtetërore, përgjegjës për ekzekutimin e punimeve në fushën e mineraleve të papërpunuara. Përveç organeve të administratës shtetërore, me detyrë zyrtare kërkohet opinion nga njësia e vetëqeverisjes lokale – njoftojnë nga Ministria e Ekonomisë.

Në vitin 2016 u formua komision lokal i përbërë nga këshilltarë në përbërjen e mëparshme të këshillit të komunës së Strugës dhe inspektorëve komunal, e cila duhej të përcaktojë se çfarë po ndodh në terren dhe cili është ndikimi i tyre në mjedis. Por komisioni nuk funksionoi aspak, dhe popullsia lokale edhe tre vjet më vonë ende i vuajnë pasojat.

Miki Trajkovski

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!