Tuesday, April 22, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniAksident tragjik: 34 vjeçari nga Maqedonia e Veriut humb jetën në Kosovë

Aksident tragjik: 34 vjeçari nga Maqedonia e Veriut humb jetën në Kosovë

Një shtetas i Maqedonisë së Veriut ka humbur jetën mëngjesin e sotëm, si pasojë e një vetaksidenti që ka ndodhur në rrugën Prishtinë-Ferizaj, saktësisht në fshatin Llapnasellë. Bëhet fjalë për një 34 vjeçar me inicialet A.J.

Rastin për Insajderin e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

“Sot rreth orës 05:00, kemi pranuar informatën për një vetaksident trafiku ne rrugën Prishtinë -Ferizaj, saktësisht në Llapnasellë, ku është përfshirë një veturë. Si pasoje e aksidentit një person (ngasësi i automjetit) ka humbur jetën’, ka thënë Ahmeti.

Me urdhër të prokurorit trupi i pajete i viktimës është dërguar për obduksion, ndërkohë që hetuesit e njësitit të trafikut, janë duke u marr me rastin.

“A.J mashkull 34 vjec, shtetas i Republikes se Maqedonisë së Veriut, e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Me urdhër te prokurorit trupi i pajete i viktimës dërgohet për obduksion, ndërkohë që hetuesit e njësitit te trafikut, janë duke u marr me rastin”, ka thënë Ahmeti./Insajderi.com

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments