Sunday, November 24, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeQytetiKomuna e Strugës: Ramiz Merko njeriu historik për arsimin shqip në fshatin...

Komuna e Strugës: Ramiz Merko njeriu historik për arsimin shqip në fshatin Oktis – zyrtarizohet gjenerata e parë

Kryetari Ramiz Merko njeriu historik për arsimin shqip në fshatin Oktis – zyrtarizohet gjenerata e parë

Sot, Kryetari i Komunës së Strugës në ambientet e komunës mirëpriti maturantët e gjeneratës së parë me mësim në gjuhën shqipe të SHFK “ Bashkimi” – Oktis.

Kryetari Merko sëbashku me shefin për arsim z. Nasufi përgëzuan dhe uruan maturantët, për rrugëtimin e tyre për të realizuar ëndrrën e të parëve të tyre për shkollim në gjuhën amtare. Rrugëtim ky i cili pas shumë sakrificash e lodhjeje do të mbetet gjatë në kujtimet e të gjithëve atyre që u përpoqën që kjo ëndërr të realzohej.

Vullneti, dëshira e nxënësve si dhe puna e palodhshme e mësimdhënësve janë dëshmi për përfundimin e këtij cikli disa vjeçar me të cilën u vërtetua se çdo kush ka të drejtën e tij për të zgjedhur të ndjek studimet në gjuhën që do dhe të arrijë atë që do vetëm me punë dhe përkushtim.
Krenaria jonë sot janë po këto fëmijë, guximin dhe ambicien e të cilëve do ta përcjellim gjeneratë pas gjenerate.

Zyra për marrëdhënie me publikun,
Komuna e Strugës.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!