Aleanca për Shqiptarët njofton opinionin se po përgatit mjetet e nevojshme juridike për ta kundërshtuar planin e Ramiz Merkos për rrugën njëkahëshe në zemër të qytetit.
Rastin do ta denoncojmë në Inspektoratin Shtetëror për Transport, Inspektoratin për rrugë shtetërore, Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Prokurori.
Gjithashtu, këshilltarët e Aleancës për Shqiptarët kanë filluar mbledhjen e nënshkrimeve për thirrje të seancës së jashtëzakonshme të Këshillit të Komunës, me të vetmen pikë të rendit të ditës dhe atë:
-Ndalimi i vendimit jashtëligjor të Kryetarit të Komunës së Strugës që rruga “Brigadat Proletare dhe “Korpusi 15” të shndërrohen në rrugë njëkahëshe.
I ftojmë edhe këshilltarët e subjekteve tjera politike ti bashkohen nismës sonë dhe të pengojmë këtë vendim skandaloz, që shkon në dëm të qytetit, qytetarëve, zhvillimit të turizmit dhe bizneseve në Strugë.
Aleanca për Shqiptarët – Strugë