Dy personat që kanë hum.bur jetën në mënyrë tragj.ike në Çair janë nga Koliçani i Epërm. Sipas policisë, ata janë të moshës 26 dhe 28 vjeçare. I lënd.uari është 54 vjeçar.
“Më datë 01.06.2019 rreth orës 11 është denoncuar se në rrugën ‘Kemal Sejfulla’ karshi poliklinikës Ç.air, gjatë gropimit të dheut me ekskavator për rrjetin ujësjellës, ka ardhur deri tek rrëshqitja e dheut dhe si pasojë e kësaj tre trupa janë bllok.uar. Dy nga personat 26 dhe 28 vjeçar kanë hum.bur jetën në vendngjarje, ndërsa personi i tretë 54 vjeçar me ndihmë të ndihmës së shpejtë është dër.guar në Spitalin e Qytetit.”, thonë nga MPB për TV SHENJA.
Vde.kja e personave është konstatuar ekipe nga mjekësia ligjore. Për rastin janë njoftuar Prokuroria Themelore Publike dhe Inspektorati i punës.