Liderët e LSDM-së dhe BDI-së tanimë 90 për qind kanë arritur marrëveshjen për formatin e ri të Qeverisë dhe ditëve në vijim pritet që të bëhet publike, deklaroi nënkryetari i BDI-së Izet Mexhiti në emisionin “Rruga drejt”, që transmetohet sonte në Alsat.
Sipas tij, siç transmeton “Bashkë.tv” kjo duhet të jetë Qeveria “Zaev 2”, e cila do të përqendrohet në ekonomi dhe investime kapitale.
“Në rast se më pyesni për emra, nuk e di”, tha Mexhiti.