Komisioni shtetëror për antikorrupsion ka hapur procedurë për keqpërdorim të detyrës zyrtare te u.d. drejtoresha e Hematologjisë, Irena Panoska, për kryetarin e Strugës, Ramiz Merko dhe kryetarit të Gjykatës Supreme, Jovo Vangellovski.
Në rastin ndaj Panovskit do të hetohet nëse janë shkelur ligjet gjatë procedurës së tenderit për furnizim me barëra, tender që e ka fituar kompania Dr. Panovski, në pronësi të babait të saj Zllatko Panovski.
Komisioni për antikorrupsion e hap këtë rast në bazë të zërit të dëgjuar, informatave të publikuara në mediume, por edhe në bazë të padisë së ngritur nga një grup mjekësh. Sipas antikorrupcionerëve, në padi ekzistojnë shumë të dhëna për parregullsi që tek duhet të hetohen. Në padi thuhet se Panovska avancon njerëz të vetë në pozita udhëheqëse dhe se ka përkrahje nga ministri Venko Filipçe dhe nga ministrja Radmilla Sheqerinska.
Në mënyrë plotësuese do të verifikohet nëse Panovska ka dorëzuar listë anketuese, pas emërimit të dytë për u.d. drejtoreshë.
Kundër Ramiz Merkos është hapur procedurë për furnizim të katër veturave në vlerë të përgjithshme prej 114 mijë eurove. Do të hetohet nëse Merko e ka keqpërdorë detyrën zyrtare gjatë furnizimit por ehe nevoja për blerjen e veturës “Audi A6”, në vlerë prej 67 mijë eurove, në situatë kur komuna është në borxhe dhe merr mjete nga qeveria për të paguar borxhet e veta. Antikorrupcionerët kanë cituar tekste të mediumeve ku Merko thotë se ka blerë Audin për shkak se vozitja me “Shkodë” dëmton imazhin e tij.
Për blerje të veturës është hapur procedurë edhe kundër kryetarit të Gjykatës Supreme, Jovo Vangellovski. Antikorrupcionerët të do të hetojnë nëse Vangellovski ka keqpërdorë detyrën zyrtare për interes personal kur ka blerë “BMV” prej 40 mijë eurove./Alsat-M