Nënkryetari i LSDM-së, Muhamed Zekiri ka përcjellë lajmin e fitores së kandidatit të tyre për president, Stevo Pendarovski në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale. “Stevo Pendarovski president”, ka qenë porosi e Zekirit, e përcjellur përmes profilit të tij në facebook, ku ai është shfaqur me Pendarovskin dhe anëtarët e lartë të LSDM. (INA)