Thursday, November 28, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeBotaVritet në Zvicër 57 vjeçari shqiptar

Vritet në Zvicër 57 vjeçari shqiptar

Në Killwangen të Zvicrës ka ndodhur një vrasje e rëndë, me ç`rast jetën e ka humbur shqiptari 57-vjeçar Sadik R. (informatë jozyrtare, pasi mediat zvicerane e paraqesin si shtetas serb). Ngjarja tragjike ka ndodhur natën e së dielës, rreth orës 03.00 të mëngjesit, kur viktima është therë me thikë para banesës së tij.
Sipas mediave zvicerane, bëhet fjalë për Sadik R. (57) i cili kishte pësuar plagë të rënda, sa që pas pak kohe ka ndërruar jetë në spital. Sulmuesi edne është në arrati.

Policia gjeti 57-vjeçarin në një banesë të një ndërtese në rrugën “Zelgmattstrasse” natën e së dielës, ka shkruar në një komunikatësiç ajo, përcjell Shtegu.com. Sipas hetimeve fillestare, viktima mund të jetë sulmuar para shtëpisë. Shqiptari ka pësuar therje të rënda, ndërsa një ambulancë e ka dërguar në spital. Por gjithçka ka qenë vonë: Ai iu nënshtrua lëndimeve të tij.

Fqinji Alfred G. (85) është i tronditur: “Sapo mësova se Sadiku është vrarë. Një i afërm i tij më tregoi, e njihja për më shumë se 20 vite. Ai ishte një person shumë miqësor dhe punëtor”.

Ibrahim Thaqi, 34 vjeç, gjithashtu është i pikëlluar për humbjen e të afërmit të tij: “Ishte një tronditje për mua kur mësova se shoku ynë Sadiku është vrarë. Ai ishte një person i përsosur: Ai ishte aq i afërt me të gjithë, kurrë nuk sillej keq”.

Sadiku ishte i njohur në këtë zonë: Ai herë pas here ngjyroste banesat e fqinjve, përcjell Shtegu.com. Djali i tij e ndihmonte. Pranë një pike karburantesh, ai kishte marrë me qira një garazh ku e ruante materialin e tij të punës.

Policia menjëherë filloi kërkimet për sulmuesin. Deri tani pa sukses.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!