Ligjet në vendin tonë janë të qarta dhe të sakta dhe ato duhet të respektohen. Dihet kur shfrytëzohet flamuri i një bashkësie etnike dhe në çfarë rrethana, me cilat dimensione një e treta, dy të tretat dhe ka pikë referimi si shfrytëzohet kjo. Ekzistojnë ligje dhe aq vite flasim si shfrytëzohet flamuri dhe duhet të mësojmë se duhet të respektohen ligjet komplet, u përgjigj kryeministri Zoran Zaev në pyetje të gazetarëve si e komenton deklaratën e zëvendëskryeministrit Bujar Osmani se ligji lejon vendosjen e flamurit shqiptar gjithkund pas vendosjes së të njëjtën në Kalanë e Samoilit në Ohër nga ana e qytetarëve të Kosovës.
Në pyetjen pse nuk janë shfrytëzuar mjaftueshëm mjetet që i jep shtet për mbështetje të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, kryeministri u përgjigj se ka shumë arsye për këtë.
“Një pjesë është mosbesimi dhe druajtja e njerëzve se kjo është vetëm politikë dhe është e ndërlikuar dhe nëse aplikojnë nuk do t’u japin dhe nuk aplikojnë. Pjesa e dytë është se do të vijë një kontroll dhe do të bëjë kontroll në kompaninë dhe nuk do të mund të merren. Sot sqaruam disa punë kur aplikohet nuk vjen kontroll, nuk duhet të frikësohen dhe paratë janë 70 milionë euro dhe është për të ardhur keq të mbesin të pashfrytëzuara. E pasuksesshme është Qeveria në realizimin e atyre parave, ndërsa shteti mbetet edhe më pak për disa kapacitete industriale të cilat duhet të jenë të shfrytëzuara”, u përgjigj Zaev.
Shtoi se vjet nga Rajoni i Strumicës mjete të tilla kanë marrë 10 kompani, por kjo nuk ishte e mjaftueshme dhe u bëri thirrje kompanive të aplikojnë më shumë.
I pyetur nëse VMRO-DPMNE-ja është përgjigjur në ofertën e Ministrisë së Drejtësisë lidhur me vërejtjet për PSP-në, kryetari i Qeverisë u përgjigj se partia opozitare pret të kalojnë zgjedhjet dhe se Parlamenti nuk ka kur të mblidhet.
“Unë jam i gatshëm prej 6 majit e tutje edhe unë të përfshihem, por besoj se së pari ministrja e Drejtësisë do t’i saktësojë të gjitha këto detaje rreth bisedimeve. Qëllimi është nëse mund të përfundojmë deri më 10-15 maj do të ishte mirë, për shkak se raporti i Komisionit Evropian mbyllet”, është përgjigjur Zaev.
Lidhur me vendimin që të mos regjistrohen në kopshte dhe shkolla fëmijët të cilët nuk janë vaksinuar kundër fruthit, kryeministri Zaev theksoi se mbetet ky vendim, sepse frika nga epidemia ishte e madhe.