Sot në një postim në facebook kryetari i Komunës së Gostivarit Arben Taravari, ka sulmuar ministrin e Arsimit Arbër Ademi, pasi Taravari është revoltuar me vizitën e ministrit në Gostivar!
Taravari ka shkruar: “Ky që i mer kompetencat e arsimit, dy here, në Gostivar, paska ardhur të kërkon votën prej gostivarasve… Vetëm nuk e di, a me qëllim e sjellin këtë “doktorin e shkencave” prej Opaje apo koincidentalisht…. Interesant”
Por, pasi këti postimi ministri i Arsimit Ademi nuk e ka pranuar këtë kritikë dhe i është kundërpërgjigjur menjëherë, ai shkruan: “Edhe doktori u bë për doktor”.