“Pas aq vitesh debat rreth Ligjit për përdorimin e flamujve, duhet ta mësojmë”, tha Zaev derisa komentoi deklaratën e Bujar Osmanit, se flamuri shqiptarë mund të vendoset gjithandej në vend.
Megjithatë Zaev në përgjigjen e tij thekson se Ligji për përdorimin e flamujve në mënyrë precize parashikon se në cilat kushte mund të valëvitet.
Ndërkohë nga Qeveria sot njoftuan se nuk komentojnë vendimin gjyqësor që ka të bëj me vendosjen e flamurit shqiptarë në Kalanë e Ohrit, edhe pse sipas tyre shihet qartë se ka pasur shkelje të ligjit.
“Ligjet në vendin tone janë të qartë dhe preciz dhe duhet të respektohen. Dihet se kur shfrytëzohet flamuri i një bashkësie etnike, në çfarë kushtesh dhe në cilat dimensione”, tha Zaev.